Një dëshmi e re tronditëse ka dalë në dritë për vrasjen tragjike të Caroline Crouch. Një mik i pilotit grek, Babis Anagnostopoulos, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer sekretet e jetës së autorit të krimit, që vrau gruan në muajin Maj të këtij viti. Ai ka treguar se piloti kishte një lidhje paralele.
“Ai kishte një lidhje paralele me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që Babisit nuk i pëlqenin, si kjo me të dashurën e tij”, është shprehur miku i pilotit, raportojnë mediat greke.
Më pas ai foli për martesën e mikut të tij me Carolinën, por edhe për fundin tragjik të saj.
“Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të linte shumë hapësirë për shkak të marrëdhënies tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi. Ajo tjetra u befasua sepse e mësoi lajmin nga mediat sociale. Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq”, deklaroi ai.
Babis Anagnostopoulos, dy javë para se të vriste Caroline, i ka dërguar një shënim ish-të dashurës së tij ku i kërkonte ta takonte nga afër. Ajo ka rrëfyer se me Babis ka nisur lidhje në vitin 2015 dhe ka përfunduar në 2016.
Gruaja, e cila vendosi të largohej nga Athina dhe të transferohej në një qytet tjetër në Greqi, foli për një njeri obsesiv dhe pretendon se ai bëri gjithçka për ta ndarë nga burri i saj.
“Me Babisin kam pasur një lidhje që ka zgjatur rreth 1 vit. Ai ishte shumë i inatosur me mua sepse mendonte se do t’i jepja fund martesës për të qenë bashkë. Nuk e kisha menduar kurrë ta bëja këtë… Të gjitha këto shënime i kam mbajtur në kompjuter. Dikush po i shkruante burrit tim për këtë marrëdhënie. Jam i sigurt se Babis i ka dërguar në përpjekje për të më ndarë,” thekson ajo.
Gruaja tha se Babis i kishte bërë presion që ta takonte nga afër, para vrasjes së bashkëshortes.
“Në gjashtë muajt e fundit, ai kishte filluar më shkruante shpesh, përpiqej të më trembte dhe përpiqesha të kisha një marrëdhënie të mirë me të nga larg për të mos e inatosur. Ai më shkroi dy javë para se të vriste gruan e tij dhe kërkoi të takohej me mua. E di që Caroline i ka ditur të gjitha këto për një kohë të gjatë. Më tha vetë Babis, por asnjëherë nuk e kisha menduar se do arrinte deri në atë pikë sa të vriste”, tha ajo.
Krimi tronditi Greqinë në muajin maj të këtij viti, ndërsa Babis Anagnostopoulos fillimisht akuzoi shqiptarët për vrasjen, por më pas hetuesit me provat e mbledhura e “gozhduan” duke e bërë që të pranojë autorësinë.
/Burimi: Protothema/Përshtati: Priza.al/