Vrau gruan dhe të vëllanë; i moshuari del përpara gjykatës

Në Gjykatën e Elbasanit po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj autorit të ngjarjes së rëndë që tronditi Gramshin pak ditë më parë. I moshuari Xhevit Sinani i cili akuzohet se vrau gruan dhe vëllain, Zeqine Sinanin dhe Shaqir Sinanin, është i panishëm në seancë.

Ai është shfaqur i qetë teksa pret të mësojë vendimin e gjykatës për rivlerësimin e masës së arrestit, teksa nuk ka pranuar të japë shpjegime kur është pyetur nga gazetarët.

75-vjeçari i goditi gruan dhe vëllain me sëpatë, për shkaqe që nuk dihen ende. Pas ngjarjes, Xheviti telefonoi fëmijët e tij dhe u tregoi për aktin e rëndë. Ndërsa 30 minuta pas vrasjes, policia bëri të mundur arrestimin e autorit si dhe i sekuestroi sëpatën me të cilin kreu krimin e rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *