Prej ditësh krimi monstruoz që ai bëri ndaj nënës së fëmijës së tij ka tronditur jo vetëm mediat greke, por ato të të gjithë botës për mënyrën se si u realizua, por edhe sepse bukuroshja 20-vjeçare ishte një shtetase britanike.
Ndërkohë pasi ka pranuar fajin dhe autorësinë e krimit, si dhe pasi ka rrëzuar alibinë se krimi ishte bërë nga shqiptarë, Babis Anagnostopulos, mësohet se ka kërkuar sërish falje për vrasjen me dashje të bashkëshortes së tij 20-vjeçare, Caroline.
Për “Protothema”, ka folur avokati i pilotit 32-vjeçar, Vassilis Spyrou, i cili dëshmoi se klienti i tij ka merak vetëm fëmijën në këto momente dhe për faktin se, kush do e marrë kujdestarinë.
Mësohet se 32-vjeçari është tmerruar kur ka dëgjuar se fëmija do t’i besohet një familjeje tjetër.
Avokati gjithashtu tha se, familjet e Caroline dhe Babis, janë në një marrëveshje në lidhje me fëmijën. Prindërit e pilotit dëshirojnë ta rrisin fëmijën. Në fund, ai theksoi se, kemi të bëjmë me një krim të rrëfyer dhe se Babis, nuk pyeti për dënimin e tij, pasi e di që e meriton.
“Babis e kupton dhe dëshiron të dënohet për atë që bëri. Ai nuk është përpjekur të justifikojë veprimet e tij dhe ka kërkuar falje”,- tha avokati Vassilis Spyrou.
Avokati tjetër i pilotit 32-vjeçar, Alexandros Papaioannidis, kërkoi falje në emër të klientit të tij për vrasjen e Caroline.
Papaioannidis këmbënguli se vrasja e 20-vjeçares nuk ishte para planifikuar.
“Askush nuk e di pse e bëri atë”,- tha Papaioannidis për “OPEN”.
Ai përsëriti se nuk kishte asnjë motiv për këtë akt të neveritshëm, madje as përfshirjen e një personi të tretë.
“Fjalët janë shumë të dobëta për ato që ai më tha, ai gjithashtu shprehu dashurinë e tij për familjen, Carolinën dhe faljen e tij”.
/Burimi: Protothema/Përshtati: Priza.al/