Vrau kolegun e tij brenda në komisariat, zbardhet dëshmia e efektivit që ishte në vendngjarje

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e efektivit të policisë Çaush Saliasi nga kolegu i tij, Ludian Zaimi.

Një ndër efektivët ka dhënë dëshminë e tij për AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Çaush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Çaushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu. Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Çaush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”. Menjëherë Çaush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Çaushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *