Një nga ngjarjet më të rënda të këtij viti ishte vrasja e policit Caush Saliasi, nga kolegu i tij Ludjan Zaimit në ambientet e komisariatit numër tre në Tiranë.
U mësua se Prokurorisë së Tiranës ka dorëzuar në Gjykatën Penale të Tiranës dosjen në lidhje me çështjen e Ludjan Zaimit, efektivit të policisë 25-vjeçar i cili pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi qëlloi në drejtim të tij me të paktën shtatë plumba siç thuhet në dosjen e prokurorisë, ku i shkaktoi vdekjen e menjëhershme pa mbërritur në ambientet e spitalit.
U mësua se prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe në datën 2 Nëntor Gjykata Penale e Tiranës do të vendosë për fatin e kësaj çështje, nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të kaluar çështjen për gjykim, do të vendosë pezullimin e çështjes, apo rikthimin për hetime në prokurori në rast se konstatohet nga ana e gjyqtarit të seancës paraprake se nuk janë ezauruar të gjitha metodat e hetimit.
Mbetet për tu parë nëse Zauimi do të kërkojë gjykim të shkurtuar.
E gjithë ngjarja u zhvillua për shkak se Ludjan Zaimi pretendonte se shpesh herë bullizohej nga kolegu i tij Çaush Saliasi. Ata kishin pasur disa herë probleme mes tyre në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur një përplasje verbale midis tyre dhe për këtë arsye, Ludjan Zaimi mori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi në drejtim të kolegut. /Klan