Vrau kunatën me sëpatë/ Autori: S’e duroja dot, më tha fjalën impotent para familjarëve

Tafik Tashit, i cili mesditën e djeshme vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë ku jetonte me të. Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.

Krimi i rëndë ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *