Gjykata e Apelit në Tiranë i ka ulur dënimin 35-vjeçarin Klajdi Shundi, i cili vrau kunatin e tij Vladimir Zvezhda me thikë në orët e para të mëngjesit të 1 janarit të vitit 2021, në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Apeli deklaron se nuk është një vrasje me dashje, por e ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikike, duke e dënuar me 8 vite burg.
Dyshohet se krimi ndodhi pas dhunës së viktimës ndaj motrës së autorit. Sipas informacioneve për mediat, autori 35-vjeçar Klajdi Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri.
Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 35-vjeçarit.
Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.
Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë pallatit, sherri ka vijuar midis dy bashkëshortëve dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.
Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.
Image