Përfundon gjykimi ndaj Vlash Markut, 59-vjeçari dënohet me 1 muaj e 15 ditë burg.
Agresori në mars të këtij viti u bë viral në një video të publikuar në rrjete sociale, ku keqtrajtonte një mace dhe e vriste atë me këmbë.
Bëhet me dije se 59-vjeçari, është shpallur i pafajshëm për akuzën e “keqtrajtimit të kafshëve”. Vlash Marku është dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli.
Në të njëjtin vendim, gjykata ka ulur një të tretën e masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim e ka lënë 59-vjeçarin në shërbim prove, për një periudhë 2-mujore.
Gjykata arsyeton në vendim se dënimi alternativ do të realizojë jo vetëm qëllimin e ndëshkimit të të pandehurit, por edhe rehabilitimin dhe edukimin e tij me ndjenjën e respektit ndaj ligjit dhe rregullave të bashkëjetesës.
Marku është një person me precedent penalë, pasi ai rezulton të jetë dënuar më parë për vrasje.