Vrau Martinin, autori 14-vjeçar ndodhet në spital privat dhe nuk është marrë në pyetje

14-vjeçari Martin Cani është vrarë me thikë gjatë një sherri mes moshatarëve në afërsi të shkollës Fan Noli. Për shkak të plagëve të marra Martini humbi jetën në spital.

Sipas policisë autori i vrasjes së Martinit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në burg” dhe ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë pasi u plagos gjatë sherrit. Si dhe policia ka konfirmuar se Mario Perlleshaj nuk është marrë akoma në pyetje nga grupi hetimor dhe ka disa rregulla të posçme për pytejet ndaj tij.

Atij i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngajrjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës, por nuk janë orientuese për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *