Vrau me 3 plumba Xhuljano Bullarin, Bledar Selmanaj del para Gjykatës së Vlorës

Bledar Selmanaj ka dalë ditën e sotme përballë Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Xhuljano Bullarin.

Vrasja e 25-vjeçarit ndodhi në fshatin Babicë të Vlorës. Selmanaj e qëlloi për shkak të parave të një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Dyshohet se Bullari i ka blerë një sasi droge Selmanajt me para fallco.

I riu kishte pak kohe që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për transport të paligjshëm të disa sirianëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *