Arrestohet në spital 51-vjeçari Artan Ismalaja, i cili ditën e djeshme vrau bashkëshorten e tij me thikë dhe më pas tentoi të vetëvritej.
51-vjeçari vrau brenda makinës ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës gruan e tij Klaritën. Ngjarja ndodhi në afërsi të një magazine.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/