Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një 51-vjeçar shqiptar vrau me thikë gruan e tij.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Zakinthos, ku pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja. Dyshimet janë se 51-vjeçari të ketë abuzuar sistematikisht me viktimën, pasi kishte xhelozi të tepërt për të.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi i moshuari pas një debati me viktimën e ka rrahur rëndë 41-vjeçaren. Pas sherrit 51-vjeçari e ka goditur dy herë në qafë dhe në gjoks.