Greqi/ Një 61-vjeçar shqiptar në Patra u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij. Vrasja makabre ndodhi në muajin qershor të 2014 në fshatin Achaea.
61-vjeçari e vrau gruan e tij pasi sipas tij ajo i ka folur keq. Autori e vrau bashkëshorten me thikën e kuzhinës dhe më pas e mbuloi me qilim. Pas krimit ai shkoi në polici dhe tregoi të gjithë ngjarjen.
Mediat greke shkruajnë se debati mes tyre nisi pasi gruaja këmbëngulte që të rikthehej në punë, kur kishte vetëm 8 ditë që kishte dalë nga spitali. Ndërkohë, vijojnë mediat 61-vjeçari i kërkonte asaj që të qëndronte në shtëpi.
Përpara gjykatës ai ka treguar se nuk kishte qëllim për ta vrarë dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë deri në momentin që e ndjera ra në tokë e mbuluar në gjak. Sipas tij, bashkëshortja e ka ofenduar, shtyrë dhe e ka goditur në gjoks, duke bërë që ai të humbasë qetësinë.
“Ai ishte xheloz për të dhe e rrihte shpeshherë pasi besonte se e tradhtonte” – është shprehur motra e të ndjerës sipas mediave greke.
/Burimi: Pelop.gr/ Përshtati: Priza.al/