Vrau me thikë partneren 22-vjeçare, arrestohet kosovari në Francë

Një 22-vjeçare që u vra më 24 maj në Mosel të Francës, dyshohet se ishte goditur me thikë para syve të vajzës tre vjeçare. Kosovari L.B. 23 vjeç njëkohësisht dhe partneri i saj pas 24 orësh në kërkim, u arrestua nga policia franceze, njoftoi gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

23-vjeçari i cili posedonte pasaportë serbe u akuzua për “vrasje bashkëshortore”.

Pas vrasjes ai u fsheh, por pas kërkimeve u gjet dhe u burgos. Një grua në të dyzetat, me të cilën ai ishte fshehur të hënën, u akuzua po ashtu për “shmangien e një krimineli nga arrestimi ose kërkimi” dhe u vu nën mbikëqyrjen gjyqësore.

Më herët, ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, Ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti dhe Ministrja e ngarkuar për Shtetësinë Marlène Schiappa njoftuan krijimin e një misioni inspektimi në lidhje me vrasjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *