Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj), të akuzuar për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në vitin 2020.
Burime për median bëjnë me dije se prokuroria dyshon se autorët kanë pasur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ku për pasojë përfundoi në përdorimin e armëve.
Para trupës gjyqësore Lamaj është shprehur se ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, pasi objektiv i tij ka qenë vrasja e Ilirian Allamanti me të cilin kishte konflikte, pasi ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në muajin maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Nga pamjet filmike të lokalit në pronësi të Bujar Likës, del Eduart Lamaj me automatik dhe i veshur si polic, që qëllon në drejtim të tavolinës ku ndodheshin Lika dhe Paulin Gjergji.