Vrau mizorisht gruan e tij, piloti grek i relaksuar pas telave me gjemba në burg/ Pamjet e para të qelisë VIP

Me një gjakftohtësi mbresëlënëse, piloti grek 32-vjecar, i mori jetën gruas së tij dhe njëkohësisht nënës së vajzës së tij 11 muajshe dhe nuk u mjaftua me kaq. Për të humbur shenjat e autorësisë së tij, ai inskenoi të gjithë krimin. Pasi vrau qenin dhe e vari në papafingo, u deklaroi efektivëve të policisë se përgjegjës ishin 3 kriminelë të cilët sipas tij mund të ishin shqiptarë.

Por sot ai shihet ndërsa qëndron i relaksuar, i  i vetëdijshëm dhe i ftohtë në burgun Korydallos, duke marrë rreze dielli. I akuzuar për një krim mizor, shkaqet e të cilit ende nuk janë të qarta, duket se është përshtatur plotësisht me jetën e tij të re prapa hekurave të burgut. Burimet theksojnë në protothema.gr se Babis Anagnostopulos, pas izolimit, ka thënë se për të është sikur të ishte kthyer në shtëpi. Vrasësi i 20-vjeçares e ndan qelinë me dy të dënuar të tjerë, ndërsa ndodhet në zonën  e cilësuar si VIP.

Ai kërkoi që të angazhohet me punë në burg në mënyrë që të kalojë ditën e tij, por edhe për të treguar sjellje të mirë. Ndërkohë, në mediat greke është publikuar edhe fotoja e parë e pilotit në ambientet e burgut të famshëm. Ai shfaqet pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e tij, në krahun e 6-të të burgut . Me sa duket, Babis është duke qëndruar pranë një tavoline. Ka veshur pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Ka vendosur duart në mes dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.

Ndërkohë, Mega siguroi imazhe ekskluzive nga brenda qelisë në Korydallos, ku po mbahet Babis Anagnostopulos, së bashku me tre persona të tjerë. Bëhet fjalë për një qeli në krahun VIP të burgut. Qelia ka dy shtretër marinari, një frigorifer dhe një banjo të veçantë.

/Burimi Protothema.gr/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *