I shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në gjykatën e Fierit, autori i vrasjes së 8- vjeçarit Mateo Vasiu, Klodian Çalamani.
Pas mosparaqitjes ne tre seancat e mëparshme me pretendimin se është i sëmure, autori i vrasjes së Mateo Vasiut , Klodian Çalamani, është shoqëruar i detyruar në seancen e sotme në gjykatën e Fierit për tu përballur me togat e zeza dhe familjarët e 8- vjeçarit të ndjerë.
Klodian Çalamani i akuzuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje ne rrethana te tjera cilësuese ndaj te miturit” dhe “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur” nga e cila mbeti viktime 8- vjeçare Mateo Vasiu ka refuzuar paraqitjen ne seancat e mëparshme ku përmes një deklarate bënte te ditur se nuk paraqitej dot ne gjykate për arsye shëndetësore ndërkohe qe ne seancën e fundit para togave te zeza janë paraqitur prindërit e 8- vjetarit te ndjere dhe halla e tij ku kane qëndruar brenda sallës se gjyqit vetëm pak minuta ndërsa togat e zeza i kane bere me dije se seanca e radhës do te jete ne datën 21 nëntor në mesditë dhe se autori i vrasjes së djalit te tyre do te shoqërohet i detyruar.