Një 25-vjeçare nga Shqipëria u arrestua nga policia gjermane në Kobhez pasi një 37-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e saj në 26 dhjetor.
Media gjermane “Latest Page News” shkruan se fillimisht mes dy personave ka patur një sherr dhe më pas shqiptarja e ka vrarë personin në shtëpinë e saj.
Deri tani, 25-vjeçarja nuk ka rrëfyer asgjë në polici, ndërsa prokurorët e çështjes ende nuk kanë gjetur asnjë informacion që lidh të dy personat me njëri-tjetrin.
Prokuroria lëshoi urdhër arresti ndaj saj ditën e mërkurë dhe tashmë do t’i nënshtrohet gjyqit.
/Priza.al/