Vrau një person në vitin 1997 dhe u arratis drejt Anglisë, çfarë bëri për 23 vite kuksiani?! Ekstradohet drejt Shqipërisë

Një 47-vjeçar i identifikuar si Defrim Iseberi është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kuksiani në vitin 2016, është dënuar me 8 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi, me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital.

Brenda të njëjtit vit, ai u arratis drejt Anglisë ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg.

Falë videos që Defrim Iseberi postoi në You Tube, policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare.

Iseberi në Angli përdorte një identitet të rremë nën emrin Agim Mema. Arratia e tij 23-vjeçare mori fund janarin e vitit të kaluar dhe më pas nisën procedurat e ekstradimit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *