Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili më pas kreu vetëvrasje. Prokuroria e Lezhës ka arritur të vërtetojë që i riu është keqtrajtuar nga policia në kohën kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në 2020. Organi i akuzës, ka marrë të pandehur një efektiv policie me iniciale M.M. Ndaj policit është ngritura akuza “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe dosja penale e hetuar nga prokurori i Lezhës Francesk Ganaj, brenda pak ditësh, pritet që të të dërgohet në gjykatë.
Prkuroria e Lezhës u vu në lëvizje dhe regjistroi procedim penale, pas kallëzimit të bërë nga Aldi Rama me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga punonjësit e policisë, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Në lidhje me rastin u kryen një sërë veprimesh hetimore, por vetëm për njërin nga 3 efektivet e policisë të kallëzuar nga i riu është arritur të provohet se ka konsumuar element të veprës penale për të cilën është ngritur dhe akuza.
Me 28-shtator të vitit 2021, Aldi Rama u bë protagonist e një krimi të rëndë, duke ekzekutuar me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës Saimir Hoxha, teksa ky i fundit bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shokë të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mllefi që kishte krijuar ndaj uniformave blu, duket se e nxitën të riun të ndërmarrë këtë akt të rëndë me viktimë një oficer policie./Shqiptarja.com