28-vjeçari Ilir Gjoka që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e partneres së tij, 19-vjeçares shqiptare, Shejla Bakija është vetëdorëzuar në polici. Mediat lokale bëjnë me dije se Gjoka ka shkuar vetë në komisariat në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me dëshminë që ai mund të ketë dhënë para policisë.
Një ditë më parë, Mali i Zi u ngrit në protesta për 19-vjeçaren. Qytetarët kërkonin drejtësi, pasi e reja kishte denoncuar më herët në polici të shoqin, por askush s’kishte marrë masa.
/Priza.al/