Vrau pas sherrit për rakinë Martin Ndrecën, dënohet me 30 vite burg Ndue Zefi

Gjykata e Apelit Durrës ka dënuar me 30 vite burg Ndue Zefin, për një vrasje për arsye banale në 2019-tën.  Zefi ekzekutoi me 23 shkurt të 2019-ës, me armë zjarri automatik 45-vjeçarin Martin Ndreca në Durrës.

Ngjarja nisi për arsye krejtësisht banale, si një konflikt verbal për çështjen e rakisë në ambientet e një lokali, duke vijuar më pas me një përplasje fizike mes tyre. Pas këtij moment, autori Ndue Zefi u largua nga ambjentet e lokalit duke shkuar në banesë, ku edhe mori armën e krimit. Ai priti deri në momentin që viktima Martin Ndreca ka dalë nga lokali bashkë me djalin 10-vjeçar dhe qëlloi me breshëri ndaj tij.

Tre ditë pas krimit, Ndue Zefi u vetëdorëzua në polici, duke pretenduar se krimin e kishte kryer në gjendje të dehur.

Por pavarësisht vendimit të ashpër nga gjykata, familjet Zefi dhe Ndreca duket se kanë hyrë në një kalvar gjakmarrjeje, pasi 8 muaj pas krimit të parë, vëllai i autorit u gjet i ekzekutuar në Fan të Mirditës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *