Vrau policin në Lezhë, flet shoku i Aldi Ramës: Ka patur jetë të vështirë, i ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek

Në një moshë aq të re Aldi Rama kishte qenë dy herë i burgosur, para se ti merrte jetën mizorisht nënkomisarit Saimir Hoxha një ditë më parë. Pas fundit të tij tragjik, detaje të reja nga jeta e tij e vështirë janë zbuluar.

Shoku i tij ka rrëfyer se për Aldi Ramën gjërat nuk kanë qenë aspak të lehta, ndërsa prindërit i kishte të divorcuar dhe i ati ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Ai rezulton i dënuar për një krim të rëndë, pasi ka masakruar me motosharrë një grek.

Shoku i Aldi Ramës thotë se atë e ka njohur pasi kishte qenë në të njëjtën qeli me vëllain e tij dhe se ishte tronditur kur kishte mësuar për ngjarjen e rëndë një ditë më parë.

“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai për Report Tv.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *