Vrau shokun e ngushtë/ Gjykata e Durrësit cakton burg për Sokol Sanxhaktarin dhe bashkëpuntorin e tij

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur dënimin me 15 vite burg për Sokol Sanxhaktari, i cili  vrau shokun e tij Florian Lamçe, në 30 korrik të vitit 2020 në një lokal në Elbasan.

Burime për median bëjnë me dije se Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë për shkak të gjykimit të shkurtuar, Adriano Hajdari u dënua me 5 vite e 4 muaj burg, pasi ka pasur rol ndihmës në krim.

Si ndodhi ngjarja?  

Në 30 korrik të vitit 2020 Sanxhaktari, Hajdari dhe Lamçja kanë qenë duke festuar në një lokal ndërsa kanë konsumuar lëndë narkotike dhe alkool. Por pas disa orëve ka pasur një tension mes të rinjve, ku Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qëlluar me sende të forta dhe karrige mbi Lamçen.

Si pasojë e dhunës, Lamçja nuk ja ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *