Vrau shokun e ngushtë te ‘5 Maji’ në Tiranë, lirohet nga burgu Marjus Dema

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marius Demën, të riun që vrau me armë zjarri shokun e tij në rrugën “5 Maji”. Dema u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, por pas ankimit , Gjykata e Apelit vendosi ta lërë atë më masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mbrëmjen e 10 Majit të rinjtë ishin bashkë me Mehmet Qemën, ndërsa Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij. Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të gjithë të rinjtë njiheshin dhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre. Bashkë me Marius Demën në arrest shtëpie janë edhe Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, ndërkohë, togat e zaza kanë dhënë “detyrim paraqitje” për Erlin Përka dhe Blerim Hoti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *