Vrau shqiptarin me plumb në kokë, zbardhet dëshmia e grekut: Po ngacmonte vajzën që ishte me mua

Athanasios Nazos ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin Visar Dakramën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut. Autori është vetëdorëzuar në polici pas krimit.

‘Protothema’ raporton se 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një sherr mes autorit dhe shqiptarit.

Pas sherrit, 33-vjeçari doli nga lokali për t’u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe dukshëm nën efektin e alkoolit.

Mediat greke bëjnë të ditur se shqipari kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, ndërsa autori ishte pronar hoteli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *