Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra, i cili u arrestua për vrasjen e Visart Cengut ka lënë qelinë në burgun e sigurisë së lartë për tu transferuar në paraburgim.
Ky vendim është marrë nga qendra e paraburgimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Ai është larguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë që ndodhet në Podujevë, në një qendër tjetër paraburgimi për arsye operacionale, por nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë lëvizje.
Bashkë me ‘Kobrën’ në burg kanë përfunduar edhe pesë persona të tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj që akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e ndodhur më 3 janar.
Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’ akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.