Vrau të riun shqiptar, zbulohet identiteti i 29-vjeçarit që u arrestua në Britani

 

Policia e South Yorkshire ka konfirmuar së fundmi se për vrasjen e të riut shqiptar Armend Xhika vitin e kaluar, është akuzuar një person.

Armend Xhika, 22 vjeç u godit me thikë për vdekje gjatë një përleshjeje të dhunshme në Earl Marshal Road, në Fir Vale dhe Kirton Road, në Pitsmoor, më 13 maj 2021.

22-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur dhe nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra.

Një operacion në zemër të hapur u krye me shpresën për t’i shpëtuar jetën, por ai vdiq, duke shkaktuar një hetim për vrasje.

Sot, Mardov Dushku, 29 vjeç, nga Shirecliffe Lane, Sheffield është akuzuar për vrasje në lidhje me incidentin.

Kjo akuzë e çon numrin total të akuzave në tre, pas akuzës dhe ndalimit të Luigi Antonacci, nga Scorseby Street, Bradford dhe Mentor Selmani, 27 vjeç, pa vendbanim

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *