Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku një 75-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe vëllain e tij.
Burime bëjnë me dije se Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu.
Mësohet se pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë.
Gjithashtu raportohet se Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.