Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thika dy ditë më parë në Londër.
Bëhet fjalë për Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit, ky i goditur disa herë me thikë në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën.
Policia njofton se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.
Pasi shkuan në vendin e ngjarjës, policët uniformat blu kanë arrestuar tre persona, dy djem, 24-33 vjeç si dhe një vajzë 24-vjeçare.
Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.