Është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij Gentian Bejtja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Larushk të Fushë-Krujës.
Disa persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me breshëri plumbash, sapo ka hyrë në banesën e tij në Larushk. Bejtja i kishte shpëtuar më herët tri atentateve, ndërsa vetëm një vit më parë ai ra pre e një atentati ku humbi jetën vëllai i gruas Ramazan Sino, si dhe u plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç. Bejtja ishte njëri nga personat e fundit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ai të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.
I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, dhe jo vetëm.
Ndërsa vëllai tjetër i Durim Bamit, Valter Bami ka pasur përplasje të forta me Gentian Bejtjan vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kishin dyshime të forta se Bejtja mund të fliste dhe të dëshmonte për shumë krime të rënda që kanë ndodhur në zonën e Krujës./