Një shqiptar 36-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Britani, me shenja të shumta dhune në trup
Ergys Koçi sipas autopsisë mjeko-ligjore ka vdekur për shkak të traumës në kokë por ai kishte gjithashtu edhe disa plagë që kishte marrë nga një thikë, ndërkohë që ende nuk dihen detaje të tjera.
Janë bërë me dije detajet e para nga policia italiane, e cila ka publikuar foton e tij,dhe ka bërë me dije se për vrasjen është ndaluar një tjetër shqiptar, i cili dyshohet se është atentatori. Bëhet fjalë për Briken Qunin, 42 vjeç, pa adresë fikse në Britani të Madhe, i cili akuzohet për vrasjen e shqiptarit, por nuk dihet shkaku i vrasjes.
Quni do të dalë para gjykatës më 28 shtator për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa kanë nisur me kontrollin e kamerave të sigurisë, të cilat do të zbardhin edhe dinamikën e plotë.
/Priza.al/