“Vuajti në agoni, nuk vdiq menjëherë…”, autopsia e Caroline nxjerr detaje rrëqethëse nga vrasja e pamëshirshme

“Synimi i autorit të krimit ishte t’i jepte fund viktimës…”, kështu shkruhet në përfundimin e hetimit mjeko-ligjor të vrasjes së britanikes, Caroline Crouch. Mund të duket si një skenar filmi thriller, por në fakt është realiteti i hidhur që përjetoi 20-vjeçarja.

Pas një mizorie të tillë, oficerët e policisë u gjendën në vendin ku ndodhi tragjedia e pakonceptueshme familjare. Në krimin e rëndë, dhuna kishte vendin kryesor, ku policët u përballën me pamjet e rënda të viktimës 20-vjeçares dhe foshnjës së saj që i qëndronte pranë. Sipas raportit mjeko-ligjor, vdekja e Caroline ndodhi pasi u mbyt.

“Ajo vuajti në agoni dhe nuk vdiq menjëherë”, shkruhet në raport. Nga të dhënat e autopsisë, konstatohet se vdekja ndodhi pas një përleshjeje fizike, pasi plagë të shumta u gjendën në trupin e viktimës. Bashkëshorti i viktimës, Babis Anagnostopulos ishte i vendosur në atë që po bënte, pasi ai e mbyti atë për 5 minuta rresht derisa ajo ndërroi jetë.

Në buzët dhe gjuhën e viktimës u gjetën plagë, si dhe në qafë ku kishte shenja plagosjeje me një mjet të mprehtë. Në fytyrën e saj u gjetën njolla të shumta dhe kishte pësuar gjakderdhje në sy.

Detajet rrënqethëse që dalin nga raporti mjeko-ligjor mbështesin bindjen, se Babis Anagnostopulos është një vrasës i pamëshirshëm, që madje mund të ketë planifikuar krimin e tij.

/Burimi:Protothema/Përshtati:Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *