Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke mbajtur një deklaratë për mediat këtë të martë, në lidhje me akuzat e vazhdueshme që Rama i ka bërë, për tu hetuar në SPAK.
Berisha tha se Rama vuan nga sindroma e problemeve të thella pskikike, si dhe është i trembur në palcë nga opozita e vërtetë.
“Prangosja e Agaxhit të çon tek padroni i tij Edi Rama. Ju duhet ta dini se kaq i mbërthyer është Edi Rama me aferën e inceneratorëve saqë me mijëra qytetarë shqiptarë që kanë fituar gjyqet me rroga dhe që i kanë fëmijët pa ushqim dhe nuk u jepet asnjë qendarkë ndërkohë nga thesari i Edi Ramës dalin lekë për inceneratorët. Kjo është njëra aferë. Afera të tjera janë zinxhir.
Shpërthimi i skandaleve të njëpasnjëshme kanë bërë që Edi Rama të humbasë arsyen logjike dhe të futet në atë që thuhet sindromë të problemeve të thella psikike. I trembur. Ai ka frika në palcë nga opozita e vërtetë. Mori fund loja e turpshme me pseudo opozitën e blerë dhe opozutën fasadë., Vendi sot ka një opozitë të vërtetë dhe kjo opozitë është revolucion. Ne nuk bëjmë presion as tek SKAP-i as tek SPAK-u”, u shpreh Berisha.