Vuani nga tiroidet? Shmangini këto lloj ushqimesh… ja sepse

Gjëndrat tiroide janë një organ limfatik mjaft i rëndësishëm për organizmin tonë. Ato rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe metabolizmin e trupit tonë, si dhe përmirësojnë luhatjet emocionale.

Por këto të fundit, si dhe lodhja apo irritimi i shpeshtë, tregojnë për një problem me gjëndrën tiroide.

Një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndër është hipotiroidizmi. Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides dhe manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë.

Simptomat, si të kuptoni që keni probleme me tiroiden - Gazeta Shqiptare  Online

Njëherësh, hipotioridizmi që zakonisht prek më shumë gratë në moshë të mesme, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit, sipas “National Library of Medicine”.

Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor:

Ushqimet që (s)duhet të hani nëse tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone  (hipotiroidizëm) - Guide per shendetin

Teprimi me brokoli dhe lakrat e vogla

Brokoli, spinaqi, lulelakra dhe lakrat e vogla janë të shkëlqyera për organizmin. Por, nëse e teproni me to, atëherë problemet me hipotiroidizmin do të përkeqësohen. Këto perime përmbajnë disa substanca që janë tepër aktive nëse këto ushqime hahen të gjalla. Nëse ato i gatuani, atëherë këto substanca janë pjesërisht aktive dhe më pak të dëmshme.

Fiq të thatë dhe vaj ulliri, ja si të eliminoni bakteret e rrezikshme nga  stomaku | Mjeksia Islame

Ëmbëlsirat

Akullorja, keku, biskotat e të tjerë janë padyshim të shijshme por plot me sheqer. Sheqeri nxit inflamacionin që përbën pikënisjen e sëmundjeve kronike. Nëse inflamacioni është i pranishëm në trup, ai dobëson imunitetin dhe e pengon atë të luftojë sëmundjet e tiroides.

Jodi | HiPP bio-cilësi

 

Peshku ton

Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë merkur në organizmin e tyre. Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy ose tre racioneve të këtyre peshqve në javë, por jo më tepër.

Regjimi ushqimor për hipertiroiden, çfarë duhet të konsumoni? - Me Mjekun

Jodi i tepërt

Jodi i tepërt e dëmton tiroiden dhe ju bën të ndiheni më të plogësht. Edhe në rastin e jodit, ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme. Jodi gjendet tek peshqit, kripa dhe suplementët. Sipas studimeve, nivelet e jodit duhen mbajtur diku tek 100-200 mkg/l.

Zbuloni si ndikon kolesteroli në shëndetin e tiroides, ushqimet që duhet të  shmangni - Top Channel

Proshutat dhe salsiçet

Mishrat e përpunuar siç janë proshutat dhe salsiçet përmbajnë substanca artificiale që përkeqësojnë problemet me tiroiden.

Mëngjesi i duhur për ata që vuajnë nga gjëndra tiroide - Mediafokus

 

Suplementët e kalciumit dhe hekurit

Si në formën e suplementëve specifikë apo edhe multivitaminave, kalciumi dhe hekuri ndërveprojnë negativisht me medikamentet që merrni për tiroiden problematike. Këto medikamente duhen marrë në mënyrë strikte, në të njëjtën kohë, të paktën një orë përpara ushqimit dhe kurrë bashkë me mineralet e mësipërme.

Ushqime Archives - Page 33 of 76 - Gazeta Korrekte

Buka, drithërat, makaronat

Njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat, vuajnë edhe nga një sëmundje autoimunitare e caktuar. Kjo sëmundje e rrallë detyron sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.

Provojeni pa ilaçe të ktheni në balancë gjëndrën tiroide: Artikujt  ushqimorë të cilët patjetër duhet t'i eliminoni nga menyja! - Telegrafi

Të skuqurat

Patatet e skuqura, mishi i pulës e produkte të tjera të skuqura në vaj e temperaturë të lartë nxisin inflamacionin që prek edhe tiroiden.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *