Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë. Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Fatos Pulaha.
Rreth orës 17:43 ai u gjet i pajetë në bodrumin e banesës së tij.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se 57-vjeçari po kurohej për probleme të depresionit.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.
/Priza.al/