Aktori i Broadway, Quentin Oliver Lee ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare. Gruaja e tij, Angie Lee Graham konfirmoi lajmin e trishtë përmes një postimi në Instagram dukë thënë se aktori vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
“Pashë frymëmarrjet e tij të fundit, e mbajta fort dorën dhe ndjeva se rrahjet e tij të zemrës po largoheshin ngadalë. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe ishte i rrethuar nga ato”, shkroi ajo në Instagramin e aktorit duke shtuar “Ishte paqësore dhe e përsosur.”
Ai ishte një burrë, bashkëshort, baba, bir, vëlla, mik, këngëtar, aktor dhe dishepull i pabesueshëm i Krishtit me besim të madh te Ati i tij në Qiell. Të thuash “ai do t’i mungojë shumë” nuk pasqyron shtrirjen e njerëzve dhe komuniteteve që ai ka krijuar dhe prekur,” tha Angie për bashkëshortin e ndjerë.