Vuante nga një sëmundje e rëndë, humb jetën ish-bashkëshorti i katërt i Ivana Trump

Aktori dhe showman-i Rossano Rubicondi, ish bashkëshorti i Ivana Trump u nda nga jeta në 29 tetor në moshën 49-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Pavarësisht ndarjes, Ivana dhe Rossano nuk e kishin ndërprerë kurrë raportin e tyre. Për revistën People, ajo u shpreh se ishte e shkatërruar nga ky lajm.

Ivana Trump dhe Rubicordi u martuan në 2008- pas 6 vitesh lidhje, në resortin e Mar-a-Lago në Palm Beach. Dasma kushtoi 3 milion dollarë dhe dëshmitarja e nderit ishte pikërisht Ivanka Trump, vajza e saj. Martesa zgjati me pak se një vit, por raporti mes tyre nuk u mbyll asnjëherë. Sipas thashethemeve lidhja ka vazhduar edhe më vonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në 2018 të dy morën pjesë së bashku në programin ‘Ballando con le stelle’. Vitin tjetër Trump njoftoi fundin përfundimtar të marrëdhënies së tyre. Në korrik të këtij viti ish bashkëshorti dhe bashkëshortja u fotografuan gjatë një shëtitje në New York.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *