Poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Mësohet se Ruka ka ndërruar mbyllur sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh.
Kush ishte Petrit Ruka
Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21 gusht të vitit 1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura në Tiranё në vitet 1985-1986.
Ruka ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme në Tepelenё. Ai ka qenë edhe skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio në vitet 1986-1996. Në vitin 2000 u bë Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2005 qëndroi Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005. Ruka është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Librat që ka botuar:
- “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
- “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
- “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
- “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
- “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
- “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
- “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
/Priza.al/