Vuante prej kohësh nga kanceri, ndërron jetë ish-presidenti i Afrikës së Jugut

Ish presidenti i Afrikës së Jugut Frederik Willem de Klerk ka humbur betejën me kancerin në moshën 85-vjeçare.

“Ish-presidenti de Klerk ka vdekur në paqe në shtëpinë e tij në Kejp Taun më herët në mëngjes, pas betejës me kancer”, ka thënë Fondacioni që mban emrin e tij. De Klerk ka qenë figurë kontroverse në Afrikë Jugore. Ai është fajësuar për dhunë kundër afrikanëve me ngjyrë ndërsa nga personat e racës së bardhë është parë si tradhtar.

De Klerk ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1993, bashkë me Nelson Mandelën për përpjekjet e tyre që të bashkojnë një shtet të ndarë pas disa dekadave të aparteidit. De Klerk ka udhëruar lirimin e Mandelës më 1990, pas 27 vitesh burg. Mandela është bërë më pas president i Afrikës Jugore, njëherësh lideri i parë me ngjyrë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *