Vuçiç akuza BE: Histeri për vizitën e Lavrov

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka rrëfyer sot shkaqet e anulimit të viyitës së kryediplomatit rus Sergei Lavrov. Në një intervistë ai ka akuzuar BE që sipas tij shpërtheu në histeri për këtë vizitë.

Disa nga BE-ja lejohen të shkojnë të flasin me Putinin, komandantin suprem të Federatës Ruse dhe Serbia nuk mund të flasë. Nuk është fjala për fluturim apo mos fluturim”, ka theksuar Vuçiç.

“Ka kohë që nuk kam parë histeri të tillë dhe sulme të organizuara ndaj një vendi të vogël si Serbia. Nuk mund ta kuptoni se sa herë i është kërkuar Serbisë të anulojë mikpritjen ndaj kreut të diplomacisë ruse”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Duke folur për anulimin e vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov ai shtoi se nuk ishte shumë e papritur për të që Lavrov nuk mundi të vinte në Beograd në fund.

Megjithatë ai tha se nuk është e vërtetë që kancelari gjerman  Scholz do anulonte vizitën e tij për shkak se Lavrov do shkonte në Serbi.

Lavrov do të bënte sot një vizitë zyrtare, por kjo u pengua për shkak se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk lejuan avionin e tij të fluturonte mbi hapësirën ajrore të atyre vendeve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *