Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e sotme me ambasadorët e vendeve të QUINT (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë), si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.
Ai është shprehur se Albin Kurti duhet të tërheqë njësitë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe se “serbët nuk do e pranojnë kurrë pushimin e tij”.
“Shpresoj se do të arrini ta bindni Kurtin që të tërheqë forcat dhe kryetarët e vendosur në veri”, tha presidenti Vuçiç në një takim me përfaqësuesit e Quint.
Lideri serb shprehu pakënaqësin e tij të madhe dhe shqetësim për faktin se “një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vazhdon të tolerojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, duke reduktuar opsionet që mund të çojnë në paqe të përhershme dhe stabilitet në rajon”.
Presidenti serb shprehu keqardhje për ushtarët e lënduar të KFOR-it, por theksoi se një numër shumë më i madh i serbëve u plagosën, pasi sipas tij, kundër tyre u përdorën armë zjarri dhe forcë e madhe fizike, edhe pse ata që nga fillimi bënë rezistencë jo të dhunshme.