Në qytetin kufitar mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, mes serbëve dhe boshnjakëve, presidenti Vuçiç deklaroi mbështetjen për integritetin Bosnje-Hercegovinës. Në takimin me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, partive politike, biznesmenët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare, Vuçiç kujtoi se serbët dhe boshnjakët kanë jetuar me shekuj pranë njeri -tjetrit.
Sipas kreut te shtetit serb më e rëndësishme është që të ruhet paqja, sepse serbët edhe boshnjakët dinë të respektojnë njeri-tjetrin.
‘Ne duhet t’i trajtojmë xhamitë në të njëjtën mënyrë siç i trajtojmë kishat dhe manastiret tona. Ne duhet t’i respektojmë myslimanët dhe, siç pagëzohemi para ikonave dhe altarëve, duhet të respektojmë vendin ku ata falen. Ne duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se ne mund dhe duhet të punojmë së bashku’- u shpreh Vuçiç.
Ai u tha të dyja palëve se kushdo që mendon se mund të rrezikojë shtëpinë dhe jetën e dikujt, kishën apo xhaminë e dikujt, do të duhet të merret me forcën e shtetit, i cili do të reagojë pamëshirshëm në raste të tilla.
Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Mevludin Dudiq tha se kjo bashkësi fetare do të bëjë gjithçka që myslimanët në këtë qytet dhe rajon të respektojnë shtetin e Serbisë, sepse siç u shpreh, nuk kanë zgjidhje tjetër.
/Priza.al/