Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.
Të dy shtetarët shprehën edhe një herë përkushtimin e tyre të sinqertë për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Orban theksuan se të dy vendet do të mbështesin njëri-tjetrin dhe se së bashku do të kalojnë të gjitha vështirësitë që na presin në periudhën e ardhshme. Bashkëbiseduesit ranë dakord se do të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie kryesisht miqësore, por edhe partneriteti dhe se të dy vendet mund të mbështeten plotësisht tek njëri-tjetri në momente të vështira, njoftoi Zyra e Presidentit.
Përveç marrëdhënieve dypalëshe, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Orban diskutuan edhe për situatën rajonale, krizën e emigrantëve, çështje të ndryshme brenda Bashkimit Evropian, si dhe tema të nxehta globale.
Presidenti Vuçiç shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë hungareze për ndihmën në deponimin e gazit, si kontribut për sigurinë energjetike të vendit tonë, dhe konfirmoi se bashkëpunimi i krijuar në fushën e energjisë po shkon mirë.
Presidenti Vuçiç paralajmëroi edhe takimin e ardhshëm me kryeministrin e Hungarisë, i cili do të jetë një tjetër konfirmim i marrëdhënieve të jashtëzakonshme miqësore mes dy kombeve. Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione për Rusinë dhe po kështu kryeministri Hungarez ka deklaruar se do të bëj një marrëveshje për të marë më shumë gaz nga Rusia duke tradhëtuar kështu interestat dhe vendimet e Bashkimit Europian.