Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka uruar Recep Tayip Erdogan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Nëpërmjet një postimi në tëitter, Vuçiç ka shkruar se pret që të thellojnë bashkëpunimin Turqi-Serbi.
“Urime, mik i dashur, Erdogan në rizgjedhjen tuaj. Unë kam besim se ju do të mbeteni të përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tuaj dhe mirëqenies së qytetarëve të tij. Në Serbi, ne presim të forcojmë më tej marrëdhënien tonë, bazuar në respektin dhe miqësinë reciproke”- shkruan Vuçiç.
Për fitoren e Erdogan ka reaguar edhe Rama e Begaj të cilët e kanë uruar nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale. Rama ka zgjedhur një urim në gjuhën shqipe dhe turke ndërsa Begaj në urimin e tij shprehet se miqësia mes Turqisë dhe Shqipërisë do vijojë të rritet.