Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, në lidhje akuzat se presidenti serb Aleksandër Vuçiç u deh me verë ditën e djeshme në panair.
Gjatë një konference për shtyp, Rama nga Beogradi tha se ka dhe momente kur mund të turbullohesh për të thënë gëzuar, dhe se politika nuk matet me alkoolin në gjak.
“Dëgjova që Opozita e ka konsideruar Presidentin të turbulluar nga ato gota vere që provoi, është shumë e turbullt të akuzosh dikë që rrëkëllen disa gota dhe të mendosh që je esëll komplet. Nëse politika matet me alkoolin në gjak, jemi shumë të qartë, kjo është diferenca mes të shkuarës dhe të ardhmes. Në të ardhmen ka edhe momente kur edhe mund, paksa, të turbullohesh për të thënë gëzuar”, tha ai.