“Kosova do të qëndrojë Serbi deri në fund të mandatit tim”- kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste. Ai tha se vendi i tij do të zbatojë vetëm një pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
“Kosova me gjasë do të qëndrojë në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj është çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, sidomos njerëzit tanë në Kosovë,”- tha Vuçiç për mediat serbe.
Ai u shpreh se Serbia do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve të BE.
“Ua kam thënë qartë se cilat gjëra nuk do i pranojmë. Të gjithë ata. Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Anthony Blinken, përballë tyre. Dhe çfarë mund të thonë ata për këtë? Ata më shohin që jam i vendosur,”-shtoi ai.