Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në tubimin e mbajtur sot nga partia e tij SNS-së në Beograd theksoi se e gjithë ngjarja e sotme ishin sikur me qëllim pritej një sulm nga qytetarët në ndërtesën e komunave në veri të Kosovës.
Aleksandër Vuçiç ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Progresive Serbe (SNS) që qeveris vendin. Nga tubimi këtë pasdite në Beograd, ai u shpreh se nga nesër do jetë vetëm “President i popullit”
Ai u shpreh se të gjithë heshtën dhe se reagime ka vetëm tani kur “shqiptarët mbaruan punë”.
“Nuk kemi pasur krizë më të rëndë. Sapo të përfundojë ky takim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe jam i frikësuar nga shumë gjëra të këqija që mund të vijnë”, u shpreh Vuçiç.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot aksione në tri komunat në veri, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave.
Hyrja e Policisë në objektet komunale u bë edhe pas rezistencës së grupeve të qytetarëve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur rreth tyre.