Vuçiç me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova viziton ushtrinë afër kufirit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbrëmjen e 27 dhjetorit ka vizituar njësitet e Ushtrisë Serbe në mes Kralevës dhe Rashkës, në afërsi të pikës kufitare me Kosovën.

Vuçiç vizitoi njësitë një ditë pasi urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë në nivelin më të lartë.

Në një postim në Instagram, ai ka thënë se pas vizitës në një pjesë të njësisë, po shkon në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

“Përfunduam një turne në disa njësi të ushtrisë sonë, heronjve tanë dhe shkuam në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në mençurinë serbe, por edhe forcën dhe vendosmërinë”, ka shkruar Vuçiç. Instagram.

 

Vuçiç ka publikuar edhe një fotografi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, në garnizonin e Rashkës.

Një falënderim i madh për të gjithë ushtarët, policët dhe pjesëtarët e BIA-s (Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit) për guximin dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e interesave jetike të vendit tonë dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiç. .

Presidenti i Serbisë në mbrëmjen e 26 dhjetorit urdhëroi që ushtria dhe policia të vihen në gatishmëri “deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”. Ai tha se do të marrë “të gjitha masat për të mbrojtur popullin dhe për të ruajtur paqen në veri të Kosovës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *