Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç edhe pse fillimisht deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, sot u shfaq në Tiranë. Ai dha edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar se vendimi për të marrë pjesë erdhi pas disa diskutimesh në Serbi.
“Ka një sërë çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE” tha Vuçiç.
Duke u ndalur tek Kosova, Vuçiç tha se është i përkushtuar për çështjen e dialogun. Ai hodhi akuza se në vitin 1999 dhe 2008 është bërë padrejtësi kundër Serbisë për sa i përket territorit të saj. Ndërkohë për sa i përket qëndrimit krah Rusisë, Vuçiç tha se Serbia i di detyrat e saj dhe do të mbetet në rrugën drejt BE.
“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga ato që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008.
Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rremë por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu”.